“Enti Rregullator duhet të jetë më aktiv”, Gordani: Të bëjë dëgjesa publike para vendimeve që merr

I ftuar në Ora News në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj, Lorenc Gordani ekspert i energjitikës u shpreh se vendimi i qeverisë për të tarifuar më shtrenjtë familjet që harxhojnë mbi 800KËh është i diskutueshëm.

Sipas tij duhet parë ku është limiti përsa I takon çmimit kështu që opsionet mund të jenë të shumta.

Lorenc Gordani: Psh në deri në 2013 kemi pasur një system të ngjashëm megjithëse u nis për arsye të tjera. Mbetet që thelbi është tek kursimi por atëherë ishte konsideruar që 300 KËH është sasia që është e domosdoshme që qytetarët ta kenë me një çmim 7.5 lekë ta kenë me një çmim më të ulët dhe pjesa tjetër duhet ta paguajë më shumë. Zhvillimi ekonomik i sotëm natyrisht e ka rritur shumë këtë nivel në fakt Kosova e ka të njëjtë.  

Sipas Gordanit është Enti Rregullator që duhet të jetë më aktiv në këtë peridhë duhet që të bëjë diskutime dhe të hapura.

Lorenc Gordani: Po ta referojmë me atë që është zhvillim ekonomik pra me GPS prodhimin e brendshëm mund të jetë e diskutueshmë që kjo mund të jetë më elartë por dhe këtu është aspekti tjetër , psh dhe modeli në Kosovë ka 5 fasha ku ka një fashë akoma më të ulët e cila ka një subvencion akoma më të forte. Gradualisht arrijmë tek fasha e tretë që bën atë ndarjen ku bëhet ndarja midis çmimit të rregulluar , çmim artificial, I subvencionuar dhe çmim tregu pra sit ë thuash deri këtu kërkon të mbrohet konsumatori. Një aspect tjetër shumë I dobishëm është që të diskutohet që të mos lihet e gjithë ngarkesa për momentin që kalon 800KWh.

“Në fakt është Enti Rregullator që duhet të jetë më aktiv në këtë peridhë duhet që të bëjë diskutime dhe të hapura ka dëgjesa publike që Enti Rregullator duhet ti bëj sepse është pikërisht ai që do të marrë një vendimarrje të tilla.”

EMISIONET