“Shqiptarët nuk lahen më vetëm të dielave”, Elezi: Rritja e çmimit të energjisë vendim i pastudiuar

Eduart Elezi, ekspert i energjetikës në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj u shpreh se vendimi i qeverisë për të tarifuar më shtrenjtë familjet që harxhojnë mbi 800 KWH nuk është i drejtë.

Eduart Elezi: Po ti referohesh asaj se çfarë është rritja e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorin familjar dhe për biznesin e vogël  impaktohen 100% të gjithë konsumatorët familjar. Mund të themi që studimi që pretendohet që mbi 800 janë 4 % etj etj… Është një studim i viteve 90. Shqipëria nuk është më në vitet 90, këto mashtrojnë, është mashtrim. Shqipëria sot ka konsum tjetër të energjisë familjare, ka një ecuri ose një jetesë tjetër nuk është më ajo e viteve 90 që është e dielë që të lahem apo nuk është e diel që të lahem, tani njerëzit lahen 2 herë në ditë dhe 3 herë në ditë dhe rrobat po ashtu.

“Sot ka dhe pajisje elektronike të cilat shërbejnë nëpërmjet energjisë elektrike që do të thotë konsumi I një familjari nuk është më në ato parametra që gënjejnë këta por është mbi 800.”, tha ai.

EMISIONET