FOTO+VIDEO/ Vodhi marketin dhe dy biznese, arrestohet hajduti në Shijak
Një 27-vjeçar është arrestuar në Shijak teksa dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zonë.
I riu, me inicialet R. T., akuzohet për tre vjedhje të kryera më parë në një market dhe dy biznese në Borak dhe Xhafzotaj. Nga këto raste ai ka marrë para, sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm.
Hetimet po vijojnë për të dokumentuar edhe raste të tjera të dyshuara që mund të jenë kryer nga i njëjti person.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve. Materialet e mbledhura iu dorëzuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


