EMRI/ Mb*tja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, "arrest shtepie" për pronarin e kompleksit “Glow”

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon, pronarin e kompleksit GLOW, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën një 15-vjeçar.
Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore, i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj, e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.
Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë. Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtëpi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e kompleksit.

