EMRAT/ SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës, merret e pandehur drejtuesja e komanduar e Bashkisë dhe një ndërtues

EMRAT/ SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës, merret e pandehur

Zyra Islamaj, e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si Kryetare e bashkisë Tropojë, është marrë e pandehur nga prokuroria e Posaçme.

Po ashtu me akuzë është edhe ndërtuesi Rrok Gega.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, e cila kishte interesa personale të znj. Islamaj.

Ndërkohë për ndërtimin e kësaj ure tenderi u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega

Vepra penale që rëndon ndaj dy personave në fjalë është ai i korrupsioni aktiv dhe pasiv.

Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik të vlerësuar në 2.7 miliardë lekë të vjetra.

EMISIONET