Programi i Qeverisë për punësimin në “lupën” e ekspertit Arbër Xhihani: Ja ku duhet të ndërhyhet

Integrimi i të rinjve në tregun e punës dhe ulja e papunësisë janë përcaktuar si sfida kryesore në programin ekonomik të Qeverisë shqiptare drejt 2030-ës.
Një ndër objektivat kryesore mbetet ulja e papunësinë së përgjithshme në 6% deri në 2030 ndërsa papunësia tek të rinjtë nën 15%.
Për të arritur këtë janë parashikuar të ndërmerren një sërë masash siç është garancia rinore që ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
Fokus i veçantë parashikohet të ketë edhe arsimi profesional. Në program përcaktohet që 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional, shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
Por për të kuptuar më shumë mbi këto objektiva të qeverisë shqiptare, eksperti i Punësimit Arbër Xhihani i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” bëri një skanim të imtësishëm të situatës në tregun e punës.
“Referuar dhe projeksioneve që qeveria ka vendosur për 2030-ën, mendoj se është pak shpejt për të folur për ulje të nivelit të papunësisë.
Kjo për shkak se papunësia tek të rinjtë vijon të jetë në shifra të larta, rreth 25 %, çka tregon një papërputhshmëri të dëshirave që kanë të rinjtë dhe punës që ofron tregu i punës shqiptar.
Dhe këtu duhet të ndërhyhet apo të merren politikat konkrete, apo strategjitë pikërisht me fokus uljen e papunësisë tek të rinjtë.
Pra, do të duhet që të kemi një rregullim të sistemit arsimor apo të orientimit që kanë nevojë realisht të rinjtë sot për në tregun e punës”, u shpreh ndër të tjera eksperti Arbër Xhihani.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E PUNËSIMIT ARBËR XHIHANI


