EMRAT/ Pas 15 muajsh hetime, dosja “Dumani” dërgohet në gjyq me 19 të pandehur. 12 të kërkuarit ende në dorë të SPAK-ut
Kur janë mbushur 15 muaj nga zhvillimi i operacionit “Plumbi i artë”, tre prokurorët e prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë vendosur të mbyllin hetimet dhe të dërgojnë në gjyq personat e arrestuar në atë që tashmë njihet si dosja “Dumani”.
Bëhet fjalë për 20 persona të cilëve në këto ditë të para të Gushtit po i komunikohen akuzat dhe çështja e tyre brenda datës 18 gusht 2023 do i kalojë për gjykim gjykatës së posaçme.
Ndërsa për sa i përket 12 personave që janë ende në kërkim, SPAK ka zgjedhur të çojë dosjen në gjyq në një fazë të mëvonshme.
Kjo pasi personat e vënë nën hetim dhe që janë në kërkim kanë afate të tjera që parashikon ligji procedurial penal.
Dosja “Dumani” është çështja më voluminoze në SPAK, pasi në të janë përfshirë dhjetëra procedime penale, ku flitet për vrasje, grabitje me armë, vendosje tritoli, vjedhje, drogë e deri tek Dhunimet në familje.
Dosja përmban brenda 6 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.
Ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Skerdi Tasin Euglen Halilin dhe së fundmi, Erjon Alibej.
Ky i fundit është njëri nga personat kryesorë që ka porositur dhe financuar Nuredin Dumanin, për të kryer vrasjet në segmentin rrugor Durrës-Elbasan.
Ndërsa së fundi SPAK mësohet se ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.
TË PANDEHUR
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
10. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
11. Gentian Sharra, 48 vjeç
12. Fatos Gosa, 54 vjeç
13. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
14. Petrit Qoli, 51 vjeç
15. Agron Qoli, 52 vjeç
16. Agron Qafa, 48 vjeç
17. Asllan Plaku, 30 vjeç
18. Eljo Bitri 37 vjeç
19. Agim Gjini 49 vjeç
VIJOJNË TË JENË NË KËRKIM
1.Festim Qoli,
2.Alban Bengasi,
3.Ervis Martinaj,
4.Elvin Merlika
5.Alket Xhixha
6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
7.Agron (Kamber) Mehja,
8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
9. Talo Çela,
10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
11. Florenc Çapia
12. Abedin Mama (Dine Çami)