EMRAT/ Gjykata e Vlorës jep vendimin për disa prej të arrestuarve në “mega-operacionin” antidrogë

EMRAT/ Gjykata e Vlorës jep vendimin për disa prej të arrestuarve

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë “Tempulli”.

Konkretisht, Gjykata vendosi masën “Arrest në burg” për shtetasit: Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani, Arient Dapaj.

Ata u sollën në gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie. Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim.

Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale. Pas Tiranës, Vlora ishte qyteti i dytë që kishte edhe numrim më të martë të arrestimeve.

EMISIONET