EMRAT/ Dr*gë, shkelje në trafik dhe..., arrestohen tre shtetas në Tiranë

Tre shtetas të shpallur në kërkim janë ndaluar së fundmi në Tiranë, pas veprimeve të thelluara hetimore dhe kontrolleve të zhvilluara për kapjen e tyre.
Emiljano Sheko, 40 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kristian Nikolli, 21 vjeç, ishte dënuar me 3 muaj burg për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, Admir Plaku, 49 vjeç, ishte shpallur në kërkim në bazë të një kallëzimi nga ish-e dashura e tij, e cila deklaron se më datë 16.05.2025, ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Materialet në ngarkim të tyre janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave ligjore.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë kësaj faze të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Tiranës, me këtë objektiv, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
-E. Sh., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-K. N., 21 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”;
-A. P, 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


