Çelo Hoxha: Ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 kanë rrënuar demokracinë

Çelo Hoxha, drejtor i Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit  thotë se ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 kanë rrënuar demokracinë.

Gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj  Hoxha  tha se në Shqipëri është zhdukur pushteti lokal. Sipas tij pushteti është përqendruar te qeveria.

Çelo Hoxha: Ka figura politike që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit. Kjo është pjesa më e parëndësishme e lustracionit. Institucionet shqiptare e kanë pasur të nevojshme ndarjen nga mentaliteti totalitar i politikës. Duhej të bëhej distancimi nga mentaliteti totalitar. Ministria e Brendshme kontrollohej drejtpërdrejt nga byroja. Ministra të 1989-tës i ke sot në institucione. Shoqëria shqiptare nuk do të ishte aq e stresuar dhe nuk do të ikin njerëzit në mënyrë të pashpjegueshme. Në Shqipëri nuk ka pushtet lokal, pushteti është përqendruar te qeveria.

“Thelbi është që në 2008 kanë ndodhur disa ndryshime kushtetuese ato e kanë rrënuar demokracinë se ju ka dhënë kontrollin total tre njerëzve që drejtojnë partitë politike. Komunizmi dhe nazizmi të dyja totalitare. Komunizmi zhdukte ekonominë private ndërsa fashizmi e kontrollonte. Duke krijuar institucione që kontrollojnë njëra tjetrën mund të bëhet balancimi. Të gjitha ligjet i bën qeveria, ose grupi parlamentar në disa raste kur ka qenë opozitë. Është dëmtuar demokracia, baza e demokracisë.”

EMISIONET