Elektriçistët i zuri korrenti mbi shtyllë, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj

Elektriçistët i zuri korrenti mbi shtyllë, arrestohet

Policia e Memaliaj ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSH për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Në pranga ka rënë shtetasi A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M.

Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET