Elektricistët i zuri korrenti në Memaliaj, humb jetën njëri prej tyre
Dy punonjës të OSHEE mbetën të plagosur në Memaliaj teksa po punonin në një shtyllë të tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
Gazetarja e Ora News, Entiola Budo bën me dije se njëri prej elektricistëve nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Agron Manaj 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj.
Të dy punonjësit e OSHEE ishin duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ndërkohë i plagosuri tjetër shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

