"Na goditën me makinë, u afruan dhe e bënë shoshë me plumba", gruaja e Everest Çakës pa ekzekutimin me sy

Mbrëmjen e djeshme mbeti i vrarë gjatë një atentati Everest Çaka i cili u ekzekutua në sy të gruas në Elbasan.

Bashkëshortja Silvana Çaka ka deklaruar se autori u afrua te makina dhe qëlloi me breshëri plumbash.

Fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident, pasi dikush i ka përplasur nga pas. Silvana Çaka ka deklaruar se burri është qëlluar nga ana e shoferit.

Silvana Çaka: "Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirë-menduar i vrasësve që na kishin zënë pritë."

EMISIONET