Çeku denoncon përdorimin e gjilpërave të ndaluara për stimulimin e viçeve

Gazetarja investigative Alketa Çeku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai në Ora Neës, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe përdorimin e metodave të palejuara në bujqësi dhe blegtori.

Çeku tregoi për rastin alarmant të përdorimit të një gjilpëre që nuk ishte e lejuar, me të cilën injektohen viçat për t’i bërë të rriten më shpejt, duke stimuluar hormone në trup.

“Marrim një gjilpër që nuk ishte e lejuar dhe ia bëjmë viçit që të rritet shpejt hormona,” tha Çeku.

Problemi u bë më serioz kur një viç i tillë u ble nga një person që kishte organizuar një dasmë dhe shumë nga pjesëmarrësit u helmuan pas konsumimit të mishit.

“Ishte një fëmijë që kishte gjendje të rëndë sepse i kishte rënë pjesa ku ishte injektuar,” shtoi gazetarja.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET