Alketa Çeku tregon se si “ngjyrosen” domatet për treg
Gazetarja investigative Alketa Çeku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai në Ora News, ka treguar një rast të shqetësueshëm nga fermerët shqiptarë lidhur me përdorimin e pesticideve dhe trajtimin e produkteve bujqësore.
Në fjalën e saj, Çeku rrëfeu se një fermer i kishte treguar sesi trajton domatet që kultivon, duke i bërë “të kuqe” për t’i dukur më tërheqëse për tregun.
“Një fermer më tha: ‘Shif domatet, për 24 orë i bëj të kuqe, marr pompën, marr lecke, i fshij. Unë në shtëpi, me plakën, nuk i ha, e ka thënë me zë dhe figurë’,” tregoi gazetarja. Për më shumë ndiqni emisionin e plotë...

