EKSKLUZIVE/ Qëllohet drejt biznesit në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në mëngjesi e kasaj të martë në autostrade ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e nje biznesi privat, ndërsa policia po punon mbi shkaqet e sulmit.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shikohet se godina është sulmuar në pjesën e fasadës ku shikon dëmtimet e lëna nga gjurmët e plumbave.
Nga detajet e para që vijnë nga vendngjarja, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar me rreth 20 plumba automatiku fasada e biznesit .
Biznesi ndodhet në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkaq, deri në këtë fazë të hetimit asnjë person i dyshuar, teksa policia e Tiranës zbardh detajet paraprake lidhur me ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.



