Ekskluzive/22 vjet pas vdekjes së babait, Rudina Hajdari flet për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Për herë të parë në një intervistë, një anëtar i familjes Hajdari ka përmendur Haklajt dhe marrëdhënien që kanë me ta.

E ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku "Glamour Zone" në Tv ORA, vajza e Azem Hajdarit, Rudina është pyetur për herë të parë për një temë aq delikate, siç është familja Haklaj.

Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.

EMISIONET