"Ai është larg, është e vështirë...", Rudina Hajdari zbulon nëse është ndarë nga bashkëshorti
Ndonëse është përfolur shumë për jetën e saj familjare, Rudina Hajdari ka preferuar të mos flasë asnjeherë për këtë temë.
Rudina ka lënë të kuptohet deri diku që është ndarë nga babai i vajzës së saj, i cili sëbashku me vajzën jeton në Amerikë.
Por për herë të parë, ajo ka sqaruar të vërtetën e ndarjes për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin "Glamour Zone" në Tv ORA.
Ester Bylyku: Ke lënë të kuptohet që ka patur një shkëputje mes teje dhe babait të vajzës tënde. Si është e vërteta?
Rudina Hajdari: E vërteta është që ai është 12 orë larg. Jeton në Amerikë, dhe është e vështirë të jemi bashkë gjatë gjithë kohës.