Çejku: Dy maturat që lamë nuk prodhuan asgjë, duhet të bëhen korrigjime
EkspertI i arsimit, Qemal Çejku, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh pesimist sa i përket rezultateve që do të marrin maturantët këtë vit.
“Unë uroj dhe shpresoj që të kemi një maturë ndryshe nga maturat tjera, ndryshe nga dy maturat tjera që nuk prodhuan asgjë dhe dhanë një notë fiktive. Akoma nuk kemi bërë një korrigjim të asaj që ndodhi në pandemi. Pra matura sot është maturë por të mos harrojmë që tre vite më parë ka që në vitin e parë kur ka filluar pandemia dhe tërmeti dhe sot është në vit të tretë dhe ai nesër do japë provimin e maturës dhe nëse këtë provim të maturës do ta japë në një nga tekstet që kanë ardhur nga jashtë me të njëjtat tekste që përkthehen në anglisht dhe nuk shqipërohen në anglisht unë mendoj se s'do të kemi një lajm të mirë edhe pse shpresoj shumë që të jetë ndryshe".


