Lama: Ministria të rrisë rrogat e arsimtarëve, mësuesit janë të rrënuar ekonomikisht

Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Degën Tiranë në një intervistë me gazetaren Sonila Musai u shpreh se Ministria e Arsimit duhet të mendojë që të rrisë rrogat e mësuesve, pasi sot mësuesit janë të rrënuar ekonomikisht .

Ajo u shpreh se  “mënyra e duhur për të rekrutuar mësues është ngritja e rrogës. Nëse ne do të themi që në arsim rrogat do të jenë trefishi i rrogave aktuale, shumë studentë do të kthejnë sytë nga mësuesia. Mësuesit sot janë të rrënuar ekonomikisht ".

Gazetarja: A e keni ngritur ju si sindikatë këtë shqetësim?

Lama: Patjetër që e kemi ngritur dhe në çdo takim. Dhe në këto moment ne presim që të kemi një rritje dhe ajo me përqindjen që po dëgjojmë, me 6%, është përsëri as një indeksim inflacionit në pagë që ky është detyrim në kontratën tonë kolektive. Që do të thotë, ne nuk po i shërbejmë sot mësuesve, ne po i përdorim mësuesit, ne po u japim urdhra dhe udhëzime ose urdhra që ti zbatojnë vendimet që nxjerr Ministria por asnjëherë nuk kuptojmë nevojat e tyre ekonomike.

EMISIONET