Sulmoi me thikë ish bashkëshorten në Vlorë, kapet në Tiranë me kallashnikov

Sulmoi me thikë ish bashkëshorten në Vlorë, kapet në

Një person i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda është vënë në pranga nga policia e Vlorës, gjatë një operacioni në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në kuadër të operacionit “Limit” u bë i mundur arrestimi i 31 vjeçarit Xh.K, i cili më 18 janar sulmoi me thikë ish bashkëshorten e tij në qytetin e Vlorës, të cilës më pas i vodhi dhe telefonin celular.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur dhe për një ngjarje tjetër në kryeqytet, ku më 3 shkurt, tentoi të vrasë me automatik shtetasi A.H. në rrugën “Çelo Ibraj”.

Shtetasi Xh. K. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET