“Dosjet janë në SPAK”/ Pilinçi: Nuk është vetëm Berisha ‘Non Grata’, ka dhe shumë të tjerë

Profesori shqiptar-amerikan Pëllumb Pilinçi, i cili është kthyer në Shqipëri pas disa dekadash, shprehet se  nuk është vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha ‘Non Grata’ nga SHBA, por ka dhe shumë të tjerë.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja, ai nuk i ka thënë me emra, por thotë se persona “Non Grata” ka në Kuvend dhe qeveri.

Pëllumb Pilinçi: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, për arsye se të korruptuarit këtu kanë vjedhur dhe kanë grabitur aq shumë pasuri. Në Shqipëri po ti llogarisësh 1484 kanë qenë deputetë për 29 vjet, të gjithë janë “Non Grata’, ju e dini që vetëm Berisha është “Non Grata’ , jo janë shumë ‘Non Grata’. Burgun e Reçit e ka bërë Amerika dhe Gjermania. Ne me Amerikën jemi së bashku, duam që Shqipëria të marrë atë që i takon. Unë nuk mund të them emra, por që nga Kali i Skëndërbeut, të hysh në Kryeministri të dalësh në Kuvendin Popullor janë të gjithë ‘Non Grata’. Non Grata do të thotë që pasurinë që e ke vjedhur do ia kthesh popullit.

Më tej shton se dosjet e këtyre personave i ka SPAK, ndërsa thotë se prokurori që ndodhet në krye të BKH është ‘Non Grata’.

Pëllumb Pilinçi: Dosjet janë përfunduar. Amerika ka bërë SPAK dhe BKH. BKH me Prokurorin që është sot, dosjet janë të firmosura në tavolinë, por ai nuk vepron se edhe ai është ‘Non Grata’.

Përgatiti për online Anila Kolgjini

EMISIONET