Dosja "Partizani", Lela: SPAK në tre vite nuk ka gjetur asgjë, asnjë i dyshuar nuk ka dëshmuar
Analisti dhe drejtori i zyrës së shtypit të komunikimit në partinë Demokratike, Alfred Lela në një intervistë në Ora News foli për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku Sali Berishës i është caktuar masa "detyrim paraqitje", ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar.
"Për të arritur në qënrimde politike sic Berisha dhe eksponentë të PD kanë arritur, e kanë bërë këtë nëpërmjet një radhe gjurmësh të cilat janë të pakundërshtueshme dhe fillojnë që në krye të herës në vitin 2020 kur Taulant Balla ka paraqitur një padi në SPAK kundër Malltezit ku si asnjëherë më parë SPAK i shtyn dhe i vonon cështjet, sidomos kur ato kanë pasur të bëjnë me korrupsionet e kryeminsitrit, e dyshuar të paktën të zotit Rama.
Kësaj radhe kur Balla paraqiti padinë, cuditërisht si asnjëherë më parë prokurorëve të SPAK iu deshën vetëm një javë për ta futur në mullirin e blojës së padive cështjen Balla-Malltezi. Kjo është gjurma e parë. Gjurma e dytë është që SPAKUT iu desh tre vite që u mor me këtë cështje.
Në tre vite nuk ka gjetur asgjë. Nuk i ka pozicionuar përballë akuzës SPAKU as Berishën, as Malltezin, por si të dyshuar. SPAK në tre vite hetim, asnjë i dyshuar nuk ka dëshmuar", tha ndër të tjera Lela.

