A i shkon Sali Berishës të shpëtojë me procedurë? Ja si përgjigjet ish-kryeministri
Në konferencën për gazetarët Sali Berisha iu përgjigj edhe gazetarit të Ora News Isa Myzyraj teksa ai e pyeti nëse Berisha po mundohet të shpëtojë nga SPAK me procedurë.
Pyetje: Në hyrje të deklaratës tuaj thatë; po citoj, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës. Z. Berisha, nuk po akuzohet opozita me letrat e SPAK-ut, thuhet në akuzën tuaj, që akuzohet shtetasi Sali Berisha.
Ju jeni duke u mbrojtur me procedurën që është miratuar nga vetë Rama në vitin 2012. A i shkon nga ana politike një figure si Sali Berisha për tu mbrojtur me procedurë.
Sali Berisha: Zotëri, vetëm konfirmove atë që thashë. Në akt akuzë, në dokument paçavure bëhet gjykimi i reformave të qeverisë, ligjeve të parlamentit në mënyrën më armiqësore.
Po të jap një shembull, meqë jemi këtu. Sali Berisha thotë, në interes të pronarëve zgjati me 1 vit afatin e ligjit. Po para meje, Fatos Nano fiks, kishte zgjatur me dy vite, afatin e atij ligji.
Duhet të jesh kretin politik, që ti lejosh vetes të shkruash në këtë mënyrë. Atëherë me thuaj mua, Fatos Nano dhe Sali Berisha që e zgjatën e bënë për interes të reformave apo çfarë.
E bënë për interes të pronarëve që të mund të paraqisnin dokumentet e tyre, shumë vështirësisht të mbledhshm. Nuk ndodh në një vend kurrë, absolutisht të garantoj unë se as Sigurimi i Shtetit nuk i bënte në këtë mënyrë.
E di çfarë ndryshimi i bëra ligjit të ushtrisë. Ligji thoshte pronat që i duhen për mbrojtje ushtrisë, po çfarë i duhen për mbrojtje. Çfarë duhet për mbrojtje stadiumi, muzeu.
Ne e bëmë Forcave të Armatosura. Forcave të Armatosura u duhet stadiumi, muzeu. Nuk lamë shtigje vetë. Fatos Nano që miratoi ligjin e 2004 e bëri për reformë në fushën e pronësisë. Dhe unë me ligjin e 2006 e bëra për reformë, vendosëm një sistem krejt tjetër.
Por kur ka mercenarë politikë, u transformua i gjithë sistemi dhe ky sistem prodhoi Kadastrën Digjitale në fund, procedurë digjitale që Banka Botërore e certifikoi dhe këkroi të aplikohej edhe në vende të tjera. Për nderin e tyre i hartuar nga një grup IT shqiptarë. A nuk po gjykon reformat këtu.
A nuk është një akt i turpshëm politik. Çdo ligj është forcuar për të mbrojtur interesin e shtetit, por edhe të pronarit, jo evazivitet. Si mund të dalë të bëjë pretencën e reformave, ligjeve të parlamentit.
Bëhet një grup që i takon asaj të sulmojë apo Edi Ramës. Ka marrë 80 mijë euro përfitim, ndërsa qytetarë të tjerë kanë marrë 40 mln euro. Duhet të jesh i shfazuar në këtë aspekt që të shprehesh në këtë mënyrë. Po mbroj reformat, është sentencë ndaj reformave kjo, ndaj programeve politike të zbatuar në mënyrën më ligjore.

