“Do t’i nxjerrim në pritë për një borxh”/ Alibej: Pas Dorjanit, Altin Ndoci ishte në listë me Besmir Haxhinë, donim dhe Talo Çelën. Dumani po i ndiqte në ...
Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshmia e Erion Alibejt, një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.
Ai është i dyshuar si porositës i disa atentateve me pagesë, të motivuara nga hakmarrja dhe konfliktet në kuadër të krimit të organizuar.
Gjatë dëshmisë, Alibej foli për autorët e vrasjes së vëllaiut të tij Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në sy të gruas dhe fëmijëve në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018
Po ashtu ai foli për Leonard Allkjan, që është punonjësi i policisë së Elbasanit që i kishte dhënë atij sistemin TIMS.
Allkja sipas Alibejt, ka qenë në atë periudhë në Elbasan, ndërsa tashmë është shkarkuar nga policia për lejimin e kultivimit të drogës.
Alibej ka treguar se për çdo krim që ka kryer Nuredin Dumani për llogarinë e tij, armët i blinte tej një person në Fresk që ishte Hoxhë dhe baza e mbajtjes së armëve ishte magazina e Aleksandër Bahos në Papër.
Gjatë dëshmisë, Alibej foli për vrasjet e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërsa tha se pas tyre radhën e kishte Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia.
DËSHMIA E ALIBEJT:
Pas ngjarjes se Dorjanit po flisnim për të vrarë të tjerët. Altin Ndoci ishte në listë dhe Besmir Haxhinë. Dhe gjatë kësaj periudhe, Nuredini po mblidhte info për këta të dy.
Unë kisha një makinë të vjedhur dhe këtë makinën ma kishte siguruar një shok i Endritit, quhet Alban Qerosi.
Makinën e doja se do na shërbente një ditë për këtë ngjarje.
I jap makinën Nuredinit dhe më kërkon armë, kallashë dy apo 3 armë.
Unë isha në këtë kohë në arrest shtëpie. Nuredini ishte në Rrogozhinë.
Unë isha dijeni se ishin përgatitur për vrasjen, se ishin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia.
Nuredini Dumani ishte me nipin dhe kushëririn në ndjekje të shënjestrës.
Para se të ndodhte ngjarja, me thotë “I kam Fushë-Krujës gati”. Njëri nga këta ishte me Covid dhe i kam çuar ushqime.
Dhe në bisedë Nuredini me thotë “i kam gati, do t’i nxjerrim në pritë për një borxh”.
Altin Ndoci ishte fjala, por ne donim Besmir Haxhinë dhe Talo Çelën.



