I riu vj*dh paratë në kishat e fshatit. DETAJE nga ngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 14:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Gjirokastër ku një i ri dyshohet se ka vjedhur para në kishat e fshatrave.
Për rrjedhojë, Policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim një 21 vjeçar. I riu në fjalë dyshohet se ka vjedhur para në dy kisha në fshatin Dhoksat dhe Novokë.
“Specialistë shpallën në kërkim shtetasin P. Dh., 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, pasi dyshohet se ka vjedhur para, në dy kisha, në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë” njofton policia.

