Dje u arrestuan "për blerje votash", Beleri shfaqet me diabet, Kokaveshi shtrohet në QSUT
Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokaveshin, sakaq kanë dalë sot në gjykatën e Vlorës.
Pa filluar seanca, mësohet se Beleri ka kërkuar mjek në paraburgim me argumentimin që nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore, prej diabetit dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Sakaq, Pandeli Kokoveshi, është shtruar në QSUT prej problemeve me shëndetin, duke përmendur këtu një ndërhyrje në zemër. Pano Kokoveshi, do e mbajë masën e arrestit në QSUT në Tiranë.
Në ambientet e gjykatës ndodhej ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, si dhe mbështetës të Belerit.
Për Belerin, gjyqtare e çështjes do jetë Dorina Stroka dhe avokat Romario Meminaj.
Sipas burimeve, Prokuroria pritet të ndryshojë akuzën dhe sipas informacioneve të shpall moskompetencë për vijimin e hetimeve, duke ia kaluar çështjen SPAK-ut.