Dhuna nga gardisti dhe vëllezërit, familja Kaçi merr urdhër mbrojtje pas konfliktit në Hamallaj

Gjykata e Durrësit i ka dhënë urdhër mbrojtje familjes Kaçi, pas konfliktit të dhunshme në Hamallaj me anëtarët e Familjes Nikolla, mes të cilëve edhe një ish efektiv i gardës! Duke marrë shkas nga ky rast, Ministri i Brendshëm Taulant Balla takoi efektivët e gardës duke u kërkuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten ose ndëshkimi do të jetë i menjëhershëm.

Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për familjen Kaçi në Hamallaj pas konfliktit me anëtarët e familjes Nikolla, mes të cilëve ishte edhe një ish gardist,

Togat e zeza pranuan kërkesën e 78-vjeçarit Pjetër Kaçi për urdhër mbrojtjeje ndaj Martin Nikollës, me pretendimin se mes familjeve ka ende tension,

Të dielën Pjetër Kaçi dhe 4 djemtë e tij u konfliktuan me anëtarët e familjes Nikolla. Shkak i konfliktit ishte një rrugë kalimi pranë banesave të familjes Kaçi.

Gjatë përplasjes fizike Martin Nikolli qëlloi me armë në ajër, akt pas të cilit u përjashtua nga garda dhe më pas u vu në pranga.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me punonjësit e Gardës së Republikës,

Balla kërkoi se respektimi i ligjit dhe kodit të etikës, gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë normë dalluese. Në të kundërt paralajmëroi se masat do të jenë të menjëhershme.

Ish gardisti që akuzohet për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike, gjatë dëshmisë së parë në polici mësohet se ka shfaqur pendesë për ngjarjen,

Ai citohet të jetë mbrojtur duke thënë se qëlloi në ajër për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes vëllezërve të tij dhe anëtarëve të Familjes Kaçi,

EMISIONET