Arrestimi i efektivit Martin Nikolla, Balla zbarkon te Garda e Republikës: Raste të tilla të mos ndodhin më

Dy ditë pas shkarkimit dhe më pas të arrestimit të efektivitit të Gardës së Republikës Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqëtrimit teë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, i cili u përfshi në sherrin banal në Hamallaj të Durrësit duke përdorur dhe armën e shërbimit në këtë ngjarje, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar këtë trë martë një takim me etektivët e Gardës.

Teksa publikon pamjet nga vizita e sotme, Balla shprehet përmes rrjeteve sociale se respektimi i ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie.

“E nisa mëngjesin e sotëm në një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës.

Respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie”. Shprehet ministri Balla në komentin bashkëngjitur videos.

Të jeni të sigurtë që në këtë detyrë të re do bëj gjithçka për të garantuar një trajtim sa më të mirë financiar për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës.

Sot jam këtu edhe për të adresuar një problematikë të një fenomeni që nuk duhet të ndodhë më, për asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundmi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm dhe i menjëhershëm duhet të jetë në të gjitha rastet, kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike do të shkeli normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderin e të qenit një punonjës i Gardës së Republikës.

Dua ta them për secilin prej jush të jesh punonjës i Gardës së Republikës është nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës ka pasur dhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve por edhe në organizimin e takimeve të rëndësishme ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera ministri Balla.

EMISIONET