DETAJE nga operacioni i madh i antidr*gës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

DETAJE nga operacioni i madh i antidr*gës në Elbasan, një polic i

Një aksion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Elbasan, ku është goditur një grup kriminal që vepronte në fushën e trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, mësohet se operacioni është zhvilluar nga Policia e Elbasanit dhe ajo e Shkodrës, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona.

Po ashtu, janë sekuestruar të paktën 45 kilogramë kanabis sativa, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas burimeve policore, operacioni është shoqëruar me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e rendit dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në një rrugë të pa ndriçuar në një lagje periferike.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bërë të mundur neutralizimin e automjetit, duke vënë në pranga tre personat që ndodheshin brenda tij.

Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i plagosur.

EMISIONET