Dalin PAMJET e atentatit me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës

“Ora News” siguron pamjet e automjetit tip “Audi” të shpërthyer me tritol dhe që është në pronësi të kreut të PD, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, të cilit iu bë atentat në oborrin e banesës së tij.

Dalin PAMJET e atentatit me tritol në makinën e kreut të

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me automjetin bëri me dije se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Ndreca ka hipur në automjet.

Dalin PAMJET e atentatit me tritol në makinën e kreut të

Por ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, atentati në fjalë vjen vetëm pak orë pasi lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Vaun e Dejës doli në mbështetje të Zef Hilës në zgjedhjet e 14 Majit.

Lajmin e bëri dje të ditur vetë PD dega e Vaut të Dejës, me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.

Në këtë komunikatë shkruhet se ata shprehnin hapur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

pd tritol atentat vau i dejës bernard ndreca

EMISIONET