Aksidenti tragjik në Berat/ 25 vjeçarja vetëm 20 ditë me patentë. Nënë e bir u mbytën në Osum
Detaje të reja janë mësuar nga hetimi për aksidentin tragjik në Berat mesditën e 27 qershorit 2022, ku humbën jetën një 25 vjeçare dhe i biri 6 vjeçar. Burime thanë se e reja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën.
Berat - 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj që humbi jetën bashkë me të birin 6 vjeçar në një aksident tragjik në Berat, kishte vetëm 20 ditë kishte me leje drejtimi sipas burimeve pranë grupit hetimor.
Më 27 qershor 2022, mjeti fuoristradë që ajo drejtonte doli nga rruga e përfundoi në lumin Osum ku nënë e bir gjetën vdekjen.
Dyshimet e forta të ekspertëve janë se shkak i aksidentit u bë humbja e kontrollit të mjetit dhe paaftësia e shoferes së re për të manovruar në situatën që u gjend.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se pak sekonda më herët, 25 vjeçarja kishte parakaluar një veturë dhe rrezikoi të përplaset me një kamion që lëviste në sens të kundër.
Një kamera tjetër tregonte që pasi shmang përplasjen, mjeti bën një kthesë të pashpejgueshme në rrugë, del në trotuar dhe përfundon në lume.
Në asnjë moment, të paktën në video nuk shihet tentativë nga ana e 25 vjeçares që drejtonte makinës për të marrë kontrollin apo për të ndaluar mjetin.
Nënë e bir përfunduan të bllokuar brenda makinës në mes të Osumit, nga ku i nxorrën dëshmirët që u gjenden aty.
Sipas ekspertizës mjeko ligjore shkak i vdekjes ishte mbytja.
Gjurmët e aksidentit ishin të dukshme është një ditë më pas në mes të Osumit dhe trotuarin e rrugës "Antipatrea", ku jeta e dy nënë e bir u pre në mes.



