“Deklasifikim i plotë dhe lustracion”, Çollaku: Historia jonë u vodh ngaqë dosjet nuk u hapën kurrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se hapja e dosjeve do të ishte një shpëtim nga e shkuara.

Sipas tij lëvizja e dhjetorit e viteve 1990 pa hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një lëvizje e vjedhur.

Çollaku thotë se duhet të bëhet deklasifikim i plotë dhe lustracion.

Kreshnik Çollaku: Kërkesat tona janë deklasifikim i plotë dhe lustracion. Është një betejë që e djathta e ka kërkuar përherë por nuk e ka arritur. Për herë të parë në 32 vjet e majta shpreh interesin për të rënë dakord. E rëndësishme është që me ligj të sanksionohet hapja e dosjeve dhe çdokush ti nënshtrohet lustracionit. Ka dy kërkesa shumë të thjeshta deklasifikim i plotë dhe shoqërimi me lustracionin. Ka  një lloj rezistence politike. Po flitet për disa segmente por nuk besoj se mund të refuzohet hapja e dosjeve nga një deputet i PD.

“Që të vijë dita që partia trashëgimtare e Partisë së Punës ta pranojë dhe anëtarë të PD të mos e pranojnë nuk do të ndodhë kurrë. Lëvizja e dhjetorit e viteve 1990 pa hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një lëvizje e vjedhur. Historia jonë u vodh ngaqë këto dosje nuk u hapën kurrë. Të hapim dosjet për të shpëtuar nga e shkuara komuniste.”

EMISIONET