“Skenari është përvëluar”, Vasili: Parlamenti duhet të shkarkonte urgjentisht anëtarët e ‘zorrës qorre të qeverisë’

Sot në Komisionin e Ligjeve vetë drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve pranuan se emri i ish presidentit Mata ka ardhur pa u verifikuar, thjesht kanë marrë një email dhe i është dërguar kuvendit.

Deputeti Petrit Vasili gjatë një interviste në Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj  tha se sot duhet të kishte një iniciativë të menjëhershme, urgjente të parlamentit për shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve ose siç ai i konsideron si zorrë qorre e qeverisë për të krijuar trazira politike.

Sipas tij anëtarët e këtij institucioni janë bërë pjesë e një skenari mafioz politik puçist për të goditur Metë, por ky skenar tashmë është  përvëluar.

Petrit Vasili: Sot duhet të kishte një iniciativë të menjëhershme, urgjente të parlamentit për shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Këta persona kanë konsumuar vepra penale të provuara 100 për qind. Autoriteti sot mashtroi sërish publikun shqiptar sepse ai ka bërë verifikim edhe ka shkruar në dokumentin e dërguar kuvendit që Meta ekziston në dosjet e sigurimit të shtetit. Në mënyrën më të pacipë nuk janë në gjendje as të formojnë gjeneralitetet e zotit Ilir Meta. Të paktën kërkohet një kartë identiteti. Këto janë vënë në lëvizje me një email anonim. Sot këta e dinë që nuk i shpëtojnë as ndjekjes as hetimit penal.

“Nuk do ti faleshin as një institucion më të ulët shqiptar. Këta janë bërë pjesë e një skenari mafioz politik puçist për të goditur zotin Meta, për tu bërë një zorrë qorre e qeverisë dhe për të krijuar një trazirë politike e për të goditur zotin Meta. Tashmë skenari është përvëluar këta tani janë nën akuzë për 6 vepra penale dhe hetimi mund të rezultojnë edhe më shumë.”

EMISIONET