Deklaratat e Dumanit, Sokolaj: Tregoi mungesë besimi dhe bashkëpunimi të SPAK-ut me policinë

Gazetari Trashëgim Sokolaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se Dumani me deklaratat për policinë tregoi një mungesë besimi dhe bashkëpunimi të SPAK-ut me strukturat e policisë.

Sokolaj: Problematika që Dumani ngriti ishte ajo e punonjësve të policisë. Tregoi një mungesë besimi, një mungesë koordinimi dhe një mungesë bashkëpunimi me strukturat e policisë. Nëse kreu I SPAK-ut ka evidentuar këtë problematikë, a e ka diskutuar me autoritetet e policisë këtë problem? Dumani është drejtuesi I dytë I SPAK-ut, para tij ka qenë Kraja për të cilin kam informacion se në vitin e fundit të mandatit të tij nuk I ka pasur mirë marrëdhëniet me drejtuesen e BKH-së.

EMISIONET