Beçi: Institucionet e tjera nuk po i përgjigjen ritmit të SPAK-ut në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Avokati, Eugen Beçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se institucionet e tjera nuk po i përgjigjen ritmit të SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Beçi: Duhet parë në një prizëm pak më të përgjithshëm dhe më teorik, formimi i institucioneve të reja që kanë lindur nga reforma në drejtësi. Duket se përqasja që kanë pasur institucionet e reja ndaj reformës në drejtësi ka qenë e pabalancuar. Të krijosh një prokurori të posaçme dhe një byro hetimi dhe të mendosh se me një grup njerëzish mund të rregullosh të tërë institucionet e tjera të shtetit, është absurde dhe utopike.

Ideja e një krijimi të një institucioni i cili do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk mund të merret si një ide e veçuar që institucionet e tjera të shtetit të mos funksionojnë. Duke iu referuar vetëm raportit të prokurorisë së posaçme, arrin në konkluzionin se të tëra institucione e tjera duket se nuk po i përgjigjen ritmit apo dëshirës që mund të ketë prokuroria e posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

EMISIONET