Deklaratat e Dumanit për policinë, Dedaj: U bënë dy gabime nga pikëpamja e komunikimit
Gazetari, Reldar Dedaj ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në ora News u shpreh se në deklaratën e Dumanit u bënë dy gabime nga pikëpamja e komunikimit.
Dedaj: Në atë mbledhje për prezantimin e raportit u bënë dy gabime nga pikëpamja e komunikimit. Është mungesë e marrëdhënieve publike në ligjërimin profesional të Dumanit. Marrëdhëniet publike dhe funksionimi I tyre brenda një institucioni që janë tepër të rëndësishme, në fakt shmangën kakofoninë e krijuar.
Ky në thelb e ka ndërtuar kakofoninë dhe e ka krijuar një iluzion dhe një perceptim ndoshta të gabuar në shoqërinë shqiptare për të vetmen arsye do thoja unë sepse krijon idenë e një dikotomie pra e bardha dhe e zeza. Në këtë rast e zeza strukturat e policisë dhe e bardha prokuroria e posaçme. Në realitet nuk është ashtu. Ne nuk mund të krijojmë një stereotip duke u bazuar sepse ne nuk funksionojmë me policinë e shtetit sepse policia është e inkriminuar. Ky është gabimi, mungesa e PR.