“Defender 21” , 28 mijë ushtarë të NATO-s në Durrës, Kim: Shqipëria nuk u zgjodh rastësisht

Nga kjo e martë ka nisur në Durrës  stërvitja “Defender Europe 21” me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të SHBA me ushtritë partnere të NATO-s për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, nuk e konsideroi rastësi që kjo stërvitje bëhet në Shqipëri. Sipas saj kjo ndodh falë rolit të rëndësishëm që vendi po merr në rajon.

“Defender 21” , 28 mijë ushtarë të NATO-s në

"Ju mendoni që është rastësore vetëm por nuk është kështu. Së pari, roli i Shqipërisë në Aleancë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë luftuar pranë nesh".

Gjenerali i Komandës Ajrore të SHBA, komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe komandant Suprem i Aleatëve Europianë të NATO-s, Tod Wolters, foli me superlativa duke e konsideruar Shqipërinë si eksportuese të sigurisë.

"Ky komb është një eksportues i sigurisë dhe mënyra sesi ne e kuptojmë këtë është se momenti që ju e keni treguar këtë gjë nga pranimi juaj në NATO na ka dhënë ne një Shqipëri më të sigurt."

Ky aktivitet shërbeu për të bërë bashkë edhe presidentin Meta me kryeministrin Rama që e quajtën këtë stërvitje si shëmbëlltyrë të marrëdhënieve me SHBA.

 

“Defender 21” , 28 mijë ushtarë të NATO-s në

"Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në këtë rajon."


“Defender 21” , 28 mijë ushtarë të NATO-s në

"Besoj që kjo stërvitje është dhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë."

Por edhe pse bashkë në aktivitet, Rama dhe Meta reflektuan edhe njëherë krisjen mes tyre teksa as kryeministri dhe as presidenti nuk e transmetuan fjalën e njëri-tjetrit në llogarinë personale të facebook-ut.

EMISIONET