Debat i ashpër në sallën e gjyqit mes Plaurent Dervishajt dhe Erion Alibejt: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait

Debat i ashpër në sallën e gjyqit mes Plaurent Dervishajt dhe

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të cilët akuzohen se kanë organizuar sulmin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur Erjon Alibej dëshmitari i drejtësisë.

Por dëshmia e Alibejt ka nxitur reagime të forta në sallën e gjyqit nga Plaurent Dervishaj.

DEBATET NË GJYQ

Plaurent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndojt? Ka qenë me dëshirën tënde, apo me imponim nga ana ime?

Erion Alibej: Duke e ditur që nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marrë pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur që ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plaurent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë, në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për të vrarë Franc Çopjan me vëllain.

Erion Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plaurent Dervishaj: Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Gjykata: Nuk pranohet pyetja.

Debat i ashpër në sallën e gjyqit. Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibej.

Plaurent Dervishaj: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait.

Gjykata largon personat nga salla pasi Plaurenti e ofendoi rëndë.

Avokati: Thatë që me Plaurentin i keni prishur marrëdhëniet, pse?

Erion Alibej: Më ka ofenduar shumë rëndë, me mesazhe që më ka sjellë nga Redjan Rraja, nuk jam ndier mirë. Sa i takon për Çopjet, njerëzit flisnin se ato shkonin me të gjithë shqiptarët atje në Dubai.

Avokatët e mi kanë shkuar në prokurori për të lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit dhe në kohën kur isha në burgun 302 kisha filluar bashkëpunimin.

EMISIONET