Covid-19 në Shqipëri, 1 viktimë më shumë se dje, bien infektimet  

Covid-19 në Shqipëri, 1 viktimë më shumë se dje, bien

Dy viktima dhe 39 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i infeksioneve është regjistruar në Tiranë me 8 raste, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (15 Maj 2021)

Raste të reja ditore         39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                3,400

Testime totale            674,895
Raste pozitive             131,978
Raste të shëruara        123,081
Raste Aktive                  6,468
Humbje jete                  2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier               160
Korçë            209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë             143
Elbasan        113
Lezhë           102
Berat             77
Kukës           42
Dibër           37. 

Në krahasim me një ditë më parë është regjistruar një viktimë më shumë dhe 10 raste më pak. 

EMISIONET