Celibashi: 422 qendra votimi kanë mungesë të propozimit të komisionerëve nga PD

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije ditën e sotme se janë 422 qendra votimi që kanë mungesë të propozimit nga ana e PD që ka të drejtën sot.

Celibashi: Janë 422 qendra votimi që kanë mungesë të propozimit nga ana e PD që ka të drejtën sot. Për pjesën tjetër, janë anëtarët e emëruar. Janë 61 qendra votimi me 6 anëtare, 57 me 5 .. nga 5213 QV, duke zbritur këtë numër janë të kompletuar. Nëse partitë do të dështojnë për të sjellë propozime do ti kalojnë partisë që e kanë këtë të drejtë, nëse dështon do t'i emërojmë ne. Janë 600 aplikime kandidatë për komisionerë. 

EMISIONET