Cakrani: Policia i ka të skeduar problematikat, por s’po merr masa
Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku komentoi situatën kriminale në vend dhe lidhjet e mundshme mes elementëve të policisë dhe grupeve kriminale.
Gjatë intervistës, Cakrani u shpreh hapur për rrezikun që paraqitet kur vetë organet që duhet të garantojnë rendin dhe sigurinë bëhen pjesë e skemave kriminale.
“Nëse policët janë të lidhur me krimin dhe japin informacione krimit, dhe nuk marrin masa parandaluese, atëherë situata bëhet shumë më serioze.
Këta i dinë mirë problematikat, i kanë të skeduar,” – deklaroi avokati në fjalën e tij.

