Bushka: Qasja në drejtësi do të thotë që qytetari të marrë shërbim cilësor e pranë banimit të tij
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja e PS-së Klotilda Bushka u shpreh se për të rritur eficensën në gjykata duhet që të ketë gjyqtarë të specializuar për çështje të ndryshme.
Ajo tha se qëllimi i aksesit në drejtësi është që qytetari ta marrë shërbimin pranë banimit të tij dhe të marrë cilësi.
Bushka: Në raport me eficensën në gjykatë, ne duam që në gjykata të kemi disa gjyqtarë të specializuar për çështjet penale e disa për ato civile. Në këto sektorë ka vakanca për shkak të Vettingut. KLGJ bën një propozime diskutohet me organet e drejtësisë, kjo para ministrit që më ta çojë në këshillin e ministrave.
Qëllimi i aksesit në drejtësi është që qytetari ta marrë shërbimin pranë banimit të tij dhe të marrë cilësi. Ministri i drejtësisë i ka paraqitur këto edhe në takimin që i ka paraqitur edhe prezantimin e që ka bërë pas takimin e Këshillin e Lartë Gjyqësor.