Bushati: Qytetarët me të drejtë kanë zgjedhur Ramën si më të mirin, është më punëtori
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se qytetarët kanë zgjedhur si alternativë më të mirë në Shqipëri Edi Rama.
Ai tha se strategjikisht opozita është shumë keq, sepse nuk mund të flasë vetëm për të keqen e qeverisë sepse votuesi mpihet dhe nuk vjen të votojë.
Bushati: Qytetarët mendojnë nga pikëpamje e qeverisjes, me të drejtë, se nga alternativat në Shqipëri Rama është më e mira dhe është më punëtori. Qeveria po punon me ritme shumë më të mira, sepse është edhe koha, pasi nuk jemi në vitet ’90.
Strategjikisht opozita është shumë keq, nuk merr dot as nga këta konsulentët amerikanë. Nuk thuhet vetëm e keqja për qeverinë, sepse mpihesh. Ditën e votimeve nuk do të dalë më njeri të të votojë sepse ku thua 4 vite vetëm e keqja, nuk të vijnë ata.


