Braimllari: Të dalim me një kandidat, Partia e Lirisë do të kthejë debatin në këshillat bashkiakë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se do të ishte shumë gabim nëse opozita do të dilte jo e bashkuar në zgjedhjet lokale.

Ai tha se këshillat bashkiakë në vend nuk kanë debat dhe votojnë në unanim atë që do kryetari, duke shtuar se këto këshilla duhen kthyer në zë të qytetarit.

Braimllari: Qëllimi ynë kryesor që është të dalim të bashkuar. Do të ishte shumë gabim i rëndë nëse do të kishim shumë kandidatura. Kështu do të kemi një bllok të fortë opozitar përballë keqqeverisjes së Rilindjes, për t’i kthyer këshillat bashkiakë në parlamente të vërtetë qeverisëse për qytetarët.

Ne shohim sot se nuk debat në këto këshilla. Vendimet kalojnë me vota unanime në këto këshilla. Ne  e kemi bërë të qartë se do të mbështesin kandidaturat që do të dalin nga opozita dhe që do të kenë integritet të lartë në përballje me pushtetin. Ne kemi vetëm një marrëveshje; që të kthehet llogaridhënia dhe kthimi i këshillave bashkiak në zë të qytetarëve.

EMISIONET