Bumçi: PD, keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja nuk është braktisja e vendit

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Brukselit, për të mos hapur sërish negociatat me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi deklaroi se, si përherë Edi Rama ia hedh fajin të tjerëve, dhe jo vetes e qeverisjes së tij.

Aldo Bumçi: Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel. Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqiptarët do të vazhdojnë të presin. Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve. Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin. Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë. Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

EMISIONET