Bora bllokon “Rrugën e Arbrit”, probleme në gjithë aksin. Shoferët: Të merren masa, po na rrezikohet jeta!
Rruga e Arbrit është bllokuar sërish nga reshjet e dëborës. Më problematike është situate në Qafë Murrizë ndërkohë që shembjet e shumta të gurëve e të dhëut kanë rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve. Ata kërkojnë marrjen e masave pasi rruga bllokohet dhe bëhet shkak për aksidente sa herë që përkeqësohet moti.
Problemet në Rrugën e Arbrit janë kthyer në një fenomen të zakonshëm sa herë bie shi apo ka reshje bore.
Kalimi i automjeteve për shkak të ngricave bëhet i vështirë, madje edhe aksidentet kanë qenë të shpeshta.
Problem mbetet ky masiv dheu që ka rënë duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjetit.
Rruga është e bllokuar si pasojë e motit të keq të ditëve të fundit, ndërsa rreziku për rreshqitjen e mjeteve është i madh .
Rënia e gurëve vërehet në segmente të ndryshme të aksit.
Dhe pse shqetësuese duket që askush nga firma koncensionare nuk po punon për marrjen e masave apo dhe vijimin e punimeve, në veprën e papërfunduar.
Për drejtuesit e mjeteve kalimi është shumë e rrezikshëm, sidomos në kohë me reshje bore.
Qytetarët apelojnë për ndërhyrje në pjesët problematike të rrugës, sa më parë, pasi edhe fluksi i lëvizjes në këtë aks kombëtar është i madh.


