Mbushet Sanatoriumi i Korçës, mjekët: Mbani maska, mos rrini në kontakt me personat e sëmurë

Sanatoriumi i Korçës është duke parë një fluks pacientësh. Mjekët thonë se jemi në pikun e virozave, ndërsa më të prekurit janë personat me probleme akute apo kronike.
Specialisët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes duke mbajtur maskë dhe duke shmangur personar me viroza.

Në pikun e sezonit të virozave gripale, gjendja në Senatoriumin e Korçës paraqitet shqetësuese.

Çdo ditë, në pavionin e shërbimit pneumo-fiziatrik, janë me dhjetra qytetarët, që kërkojnë ndihmë.

Më të prekurit janë personat me probleme akute apo kronike, ku çdo ditë rreth 30 pacientë marri trajtim, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

"Jemi në kulmin e sezonit të virozave, ka shtrime të shumta të pacientëve që janë të shtruar, me viroza, me probleme akute, ose të sëmurë kronikë," tha mjeku Samuel Kristo.

Lidhur me këtë situate mjeku pneumolog, pranë Senatorimut të Korçës, Samuel Kristo, shpjegon se kjo situatë ka ardhur si pasojë e qarkullimit të virozave të stinës.

"Këshilla është të ruheni nga viroza, mbajtja e maskave, komunikimi i kontakteve me të sëmurët, vaksinimi për gripin, marrja e rregullt e mjekimeve të pacientëve kronikë," tha ai.

Mjekët sqarojnë se personat me problem kronike duhet të jenë më të kujdesshëm, në marrjen e medikamenteve dhe përdorimin e maskave.

EMISIONET