BOOM - Shkulja e pemëve në "Myslym Shyri", drejtori i Bashkisë fshihet, punonjëset dalin blof

Disa ditë më parë BOOM ka transmetuar problematiken e banorëve të  rrugës "Myslym Shyri" në Tiranë.

Ato u  shprehën të shqetësuar në lidhje me prerjen e pemëve në hapësirën publike dhe më tej për një projekt misterioz që mund të zhvillohet në këtë zonë.  

Por ne nuk e lamë me kaq këtë shqetësim të banorëve. Gazetarja Alketa Çeku shkoi për të kontaktuar me z. Erion Rrapaj, drejtor i mirëmbajtjes së rrugëve pranë DPN2 Bashkia Tiranë. 

BOOM shkoi ditën e enjte drejtori nuk ishte, por pasi ankesën tonë e dëgjoi sekretarja e tij dhe mbajti shënim duke thënë se do të na kontaktonte në telefon. 

Por Boom nuk u kontaktua dhe detyrua të shkojë përsëri ditën e hënë.  

Pas 30 minuta pritjeje fillimisht thonë se drejtori nuk na priste dot se ishte mbledhje dhe më pas sekretarja e tij tha se drejtori nuk ishte në pune pasi ishte sëmurë. 

Pse duhet të shkoje media të interesohet për atë që po ndodh në këtë zonë ndërkohë që Bashkia e Tiranës e ka detyrim ligjor që të vendose tabelën informuese për çdo lloj rehabilitimi.

Nuk dihet me siguri se çfarë do ndodh në rugën "Myslym Shyri" zona më e preferuar në Tiranë, por ajo që dimë të themi me siguri është që punimet janë pezulluar që ditën e pare që emisioni Boom e trajtoi si problematike. 

Boom këtë të mërkurë trajtoi edhe çështjen e rindërtimit në lagjen e "5 majit" ku punimet nuk po vazhdojnë, ndryshe nga propaganda e kryebashkiakut  Veliajt.

Kantieret e rindërtimit janë kthyer në vendet e preferuara nga ku politika bën premtime dhe merr angazhime.

Disa kohë më parë kemi transmetuar urdhrin e prerë që Kryeministri Rama i dha Kryebashkiakut Veliaj se në lagjen "5 maji" duhet të punohet me 3 turne.  

Por çfarë ka ndodhur? Një ditë pasi emisioni Boom solli me fakte se ne lagjen "5 Maji" nuk punohet turni i tretë Kryeministri Rama poston një foto nga ky kantier ndërtimi ku tregohet se punohet në orët e vona.  

Duket se aty mund të punohet në mbrëmje kur Kryeministri shkon për inspektim, por çfarë ndodh e ditët e tjera?

Pra siç u pa mjaft qartë në këtë kantier nuk punohet as turni i dyte dhe as turni i tretë, sigurisht, përtej fotove që postohen në rrjete sociale.

EMISIONET