Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 14-vjeçari në Vaun e Dejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2022, 17:06

Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush.
"Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën."-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

